13.5 C
Tirana

Shqipëria anëtare në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile

Më datë:

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria i plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Sipas Ramës që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës.

I pari i qeverisë shkruan se sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.

Postimi i Ramës:

Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila ve menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës

Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët

Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...