19.5 C
Tirana

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë

Më datë:

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari zhvilloi në Ankara një takim me homologun turk të Bujqësisë, Ahmet Bagci, ku u angazhuan në diskutime mbi zhvillimin e bujqësisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.


Gjatë vizitës në Ankara, zv. ministri Jaupllari dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një vizitë pune edhe në zyrën e FAO SEC në Ankara, ku u pritën në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve dhe Politikave Bujqësore (TAGEM).


Në fokus të diskutimeve ishin përpjekjet e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i pikëpamjeve për inovacionin dhe kërkimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë. Të pranishmit vizituan më pas Kopshtin Botanik Kombëtar, për të përftuar njohuri të vlefshme për biodiversitetin dhe kërkimin bujqësor.


FAO Shqipëri njofton se kjo vizitë pune 5 ditore në Turqi (Ankara dhe Ayden), u organizua në kuadër të Projektit të FAO-s mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zinxhirit të Vlerë së Gështenjës – Një vend një produkt prioritar( OCOP).

Kjo vizitë është një mundësi e mirë për vendimmarrësit në nivel qendror, si dhe sektorin privat për të fituar njohuri të drejtpërdrejta në aspektet institucionale dhe teknike për zhvillimin e qëndrueshëm të zinxhirit të vlerës së gështenjës në Shqipëri.


Dita e parë u mbyll me një vizitë në selinë e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me objektivin për projektet e ardhshme të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...