Shqipëri- Mal i Zi, marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore

Më datë:

Shqipëria dhe Mali i Zi, finalizuan marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se, delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani ndërsa delegacioni malazez u kryesua nga Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Edina Dešić.
Rreth 2,500 shtetas shqiptarë, kryesisht sezonal që punojnë në vendin fqinj do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë etapat teknike, do të hyjë në fuqi me ratifikimin nga Parlamentet respektive.
“Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj”, thuhet në njoftimin e MFE-së.
Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dueli me Finlandën, Maran: Kundërshtar shumë i ashpër

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë për...

Shqipëria vendos objektiv 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot...

HAPËSIRË – “SpaceX Crew-13” rekord për udhëtimin më të shpejtë amerikan drejt ISS

Tre astronautë amerikanë, një astronaut kanadez dhe një kozmonaut...

Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të zgjerimit të BE-së

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka...