Shqipëri : Është rritur sërisht numri i të infektuarve janë rregjistruar 57 persona me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Më datë:

Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 57 persona.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk  e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim.

Ndërkohë ditët e fundit në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit është vënë re një neglizhim nga qytetarët, duke mos respektuar distancën fizike, apo përdorimin e maskave.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë  u shënuan 48 raste pozitiv me koronavirus e ndërsa ka pasur edhe një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e djeshme ka shënuar rastin e parë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/602012787103488/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...