Shpërthimi në kutinë e sahateve në Shkodër, reagon OSHEE: Nuk ndodhi për shkak të boksit të matësave

Më datë:

OSHEE ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme, 29 dhjetor, në Shkodër, ku shpërtheu kutia e satateve të energjisë elektrike në një pallat, duke shënuar një viktimë.

Sipas OSHEE-së, shpërthimi i ndodhur nuk ka qenë për shkak të boksit të matësave në pallat

Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësave në pallat. Faleminderit“, njofton OSHEE.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”. Fillimisht, shtetasi me inicialet H.Y., nga shpërthimi u lëndua e u transportua në spital. Ai humbi jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U përfshi nga flakët, shkrumbohet restoranti në Parkun e Qafë-Shtamës

Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës është përfshirë...

Vizita e Ramës, solidaritet i drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e vizitës në...

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...