“Shpërthimi” i Ramës duke përplasur tavolinën, Berisha: Edvin jep dorëheqjen! Lëre drogën se të merr shëndetin

Më datë:

Kryeministri Edi Rama mbajti një diskutim të gjatë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të marteje ku foli ndër të tjera për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Por ndër të tjera, në rrjetet sociale po bëhet virale momenti i kreut të qeverisë ku për shkak të disa problemeve teknike përplasi me dorë tavolinën dhe shau “Fuck you”.

Këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Për këtë të fundit reagimi i Ramës ka vetëm një emër, Chris LaCivita-n, që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump e tashmë do të drejtojë edhe atë të PD-së për 11 Majin.

“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti, Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lere drogën, të merr shëndetin”, tha Berisha.

Sa i përket reagimit të tij, kryeministri Rama e quajti si pasionant.

“Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës”, tha ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F1159554482393247%2F&show_text=false&width=357&t=0

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...