15.5 C
Tirana

Shpërthimi i koronavirusit: Si mund të ndalim shpërndarjen e tij

Më datë:

Redaktorja për shëndet në “The Guardian” përmes një videoje të shkurtër ka shpjeguar se si njerëzit mund të mbrojnë vetveten nga shpërndarja e koronavirusit, që shpërtheu në Kinë, e që ka infektuar dhjetëra-mijë njerëz në botë.

Sarah Boseley ka shpjeguar fillimisht se rastet e para të koronavirusit ishin në provincën Hubei të Kinës, në dhjetor të 2019-s. Ajo ka thënë se ky virus ka ardhur nga kafshët, duke u bazuar në renditjen gjenetike të virusit. Sipas saj, duket se ky virus ka ardhur nga kafshët e egra, mishi i të cilës është shitur në markete.

Çka duhet të bëj nëse ndihem i sëmurë?

Boseley ka këshilluar që nëse dikush ndihet keq e i duket se ka simptoma të koronavirusit, si pengesa në frymëmarrje, koll apo dhimbje fyti, nuk duhet të shkojë në spital, por të thërrasë institucionet e shëndetësisë.

Sa ndihmojnë maskat?

Maskat, në fakt, nuk ndihmojnë të mbroni veten, por janë shumë të mira për të mbrojtur njerëzit tjerë nëse keni koll apo zjarrmi, dhe mendoni se mund të jeni të infektuar.

Problemi me maska është se nëse e hiqni, ajo mund të jetë e mbuluar me virus nga jashtë dhe virusin do ta merrni përmes duarve dhe nëse vendosni duart në sy, hundë apo gojë, do të infektoheni.

Cila është mënyra më e mirë për mbrojtje?

Sikurse me maskat, virusi mund të grumbullohet nëpër sipërfaqe të ndryshme. Mund të jetë në duart e kujtdo që është infektuar, apo në gjërat që ata kanë prekur. Kjo nënkupton se duhet të lani duart vazhdimisht.

Ekspertët thonë që mënyra më e mirë për të pastruar duart është t’i lani me sapun për 20 sekonda.

Kush është më në rrezik?

Njerëzit që më së shumti rrezikohen janë të moshuarit dhe ata që kanë probleme të tjera shëndetësore.

Nëse shpallet pandemi, çka ndryshon?

Nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaron pandemi koronavirusin, me gjasë institucionet do të kalojnë në fazën tjetër të marrjes së masave. Një nga to, për Britaninë e Madhe, është që t’u jepet e drejta institucioneve të ndalin njerëzit që arrijnë përmes aeroplanëve, të kërkojnë ndihmën nga mjekët e pensionuar dhe ftesa e vullnetarëve për të ndihmuar në shërbimet publike. Po ashtu, sigurisht, do të merren masa për të parandaluar grumbullimet.

A ka trajtim tash?

Aktualisht s’ka ilaç për koronavirusin. E vetmja mënyrë është përmes vaksinimit, por për këtë do të duhen gati 18 muaj sepse ato duhet të testohen në njerëz e të jenë të sigurta se kanë efekt.

A duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirus?

Deri sa të kemi vaksinën duhet të përballemi me masat për të mbrojtur veten, dhe mbi të gjitha, të mbrojmë njerëzit që janë më të moshuar apo më të ndjeshëm.

Kështu që, sipas Boseleyt:

Lani duart sa më shumë

Shmangni duarshtrëngimet

Mos puthni njëri-tjetrin në faqe

Rrini në shtëpi, nëse sëmureni

Shmangni spitalet e thirrni urgjencën nëse keni simptoma

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump pezullon programin e llotarisë amerikane

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pezulluar sot, 19...

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Mbrëmë më 18 dhjetor, Policia e Kosovës, në bashkëpunim...

PS kërkon përjashtimin e 29 demokratëve/ “Etika” mblidhet më 23 dhjetor, deputetët kërkojnë provat!

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, 18 dhjetor,...

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e zëvendëskryeministres

Kreu i PD-së Sali Berisha, sot më datë 19...