Shpërthim eksplozivi në një lokal në Durrës

Më datë:

Një shpërthimi eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit të Durrësit.

Lënda plasëse është vendosur në afërsi të një lokale, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Lënda plasëse ishte e një sasie të vogël. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet.

Njoftimi i policisë lokale:

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...