14.5 C
Tirana

Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

Më datë:

Në kuadër të operacionit të koduar “STOP”, shërbimet e Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë finalizuar një ndërhyrje në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas që dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë Denis Brakaj (Krasniqi) 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Elker Xibraku, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë

Gjatë kontrollit në ambientin ku ndodheshin të dy shtetasit u sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B.(K), forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika)

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet për këtë rast vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...