Shpërndanin kanabis në doza në një lagje në Durrës, arrestohet në flagrancë 24 vjeçari!

Më datë:

Një 24 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi shpërndante kanabis në doza, në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale M.Xh., 24 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 20 vjeçari Xh.Th..

Përgjatë kontrollit fizik e dy të rinjve, iu gjetën dhjetëra doza me kanabis, të cilat u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

Çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Durrës

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar ” Sixteen”

Kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës në doza në një lagje të qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë një shtetas procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet lënda narkotike e dyshuar kanabis.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar ” Sixteen”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...