19.5 C
Tirana

“Shpërdorim detyre”/ GJKKO shpall vendimin për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro

Më datë:

GJKKO shpall vendimi për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro.

Gjykata e Posaçme e ka shpallur Duron të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro u mor i pandehur nga SPAK më 29 tetor 2024. Ai akuzohej se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK erdhi pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.

Licensimi i karburantit pa leje
Bëhet fjalë për pikën e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta. Vojsava Bregu, në cilësinë e administratores së komanduar të Njësisë Administrative Qendër Bilisht, akuzohet për dhënien e lejes më datë 27 gusht 2015, për aktivitetin e tregtimit të karburanteve.

Sipas Prokurorisë, kjo leje u dha në kundërshtim me ligjin, pasi shoqëria “Genci Petrol” nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë aktin e kontrollit për ndërtimin, lejen e shfrytëzimit dhe autorizimin për hyrje-dalje në rrugë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë SPAK akuzoi Duron, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Astrit Seferkollin (Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Devoll), Gazmend Haxhijen dhe Gazmend Malon (zyrtarë të Sektorit të të Ardhurave dhe Licencimit), licencuan pikën e karburantit në shkelje të ligjit edhe pse nuk plotësonte kriteret.

Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...