12.5 C
Tirana

Shoqata e Transportit paralajmëron: Do reduktojmë urbanët mbi 50%!

Më datë:

Shoqata e Transportit paralajmëron reduktim të mëtejshëm të shërbimit të transportit urban, pas reduktimit me 50%, nëse qeveria nuk merr masa.

Kjo për arsye se po shkojnë drejt falimentimit. Shoqata e Transportit në një dalje pë mediat tha se kanë kërkuar indeksim të çmimit, ndërsa i bëri thirrje bashkisë dhe qeverisë, që të ulen në tryezë e të gjejnë një zgjidhje.

“Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga bileta. Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit. Duhet ta kuptojnë të gjithë se ne nuk jemi në luftë me bashkinë apo qeverinë, por duam të ulemi në tryezë të përbashkët, pasi nëse nuk merren masa, do shkojmë drejt falimentimit. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në të ardhurat e shërbimit të transportit. Ne e kishim paralajmëruar reduktimin prej kohësh, nëse nuk merreshin masa, dhe do të shkojmë akoma më tej në reduktim”, u shpreh një përfaqësues i Shoqatës së Transportit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...