15.5 C
Tirana

Shoqata e Prokurorëve i bashkohet kërkesës së gjyqtarëve për paga më të larta

Më datë:

Pas video-mesazhit të publikuar këtë të mërkurë nga kryeministri Edi Rama, ku mbajti qëndrim lidhur me kërkesën e dy shoqatave për rritje të pagave të gjyqtarëve, ka reaguar publikisht Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, duke iu bashkuar së njëjtës kërkesë.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë i bashkohet qëndrimeve publike dhe kërkimeve të argumentuara tashmë në mënyrë shteruese nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë se çdo ndryshim ligjor që passjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.“, thuhet në njoftimin e publikuar për mediat.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shprehet se e konsideroi të domosdoshme të mbante një qëndrim zyrtar në lidhje me debatin e ditëve të fundit, duke shtuar se “debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Duke vënë theksin tek pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë, shoqata e prokurorëve bën thirrje që “gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik”.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë e konsideron Gjykatën Kushtetuese si autoritetin e vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces.

Ky qëndrim vjen fill pas një reagimi të gjatë të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ku kritikoi argumentet e paraqitura nga gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa i konsideroi ata si më të paguarit sa i përket vendeve të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, madje po aq të paguar sa kolegët e tyre në Greqi, që është një vend anëtar në BE.

Për këtë arsye kryeministri e konsideron të pajustifikuar kërkesën. Ai mes të tjerash falënderoi publikisht Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që deri më tani nuk i është bashkuar kësa kërkese, që sipas tij nuk duhej të ishte marrë fare parasysh nga Gjykata Kushtetuese, për shkak se dy shoqatat rezultojnë të kenë probleme me statusin e tyre ligjor. Njëra sipas tij e pezulluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe tjetra e paregjistruar fare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...