15.5 C
Tirana

Shkon në mbi 13 milion numri i të infektuarve në botë nga Covid-19

Më datë:

Covid-19 ka ‘gjunjëzuar’ botën. Numri i rasteve të reja vazhdon të rritet ndjeshëm, ku sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins tashmë janë më shumë se 13 milion persona të infektuar me koronavirus në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve. Në SHBA janë raportuar 3 milion e 363 mijë e 56 raste. Pas SHBA-së renditet Brazili me 1 milion e 884 mijë e 967 raste. Në vendin e tretë pozicionohet India me 878 mijë e 254 raste. Pas Indisë renditet Rusia me 732 mijë e 547 raste. 5-shen e parë e mbyll Peruja me 330 mijë e 123 raste.

Ndërkohë është rritur edhe numri i të vdekurve, ku përsëri SHBA ka numrin më të madh të viktimave nga Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në SHBA numërohen 125 mijë e 605 të vdekur. Pas SHBA-së renditet Brazili me 72 mijë e 833 të vdekur.

Në vendin e tretë pozicionohet Mbretëria e Bashkuar me 44 mijë e 915 të vdekur. Pas Mbretërisë së Bashkuar renditet Meksika me 35 mijë e 491 të vdekur. Italia mbyll 5-shen e parë të renditjes me 34 mijë e 967 të vdekur nga Covid-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Rusia vijon të bombardojë Ukrainën, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur në Kiev

Të paktën një person u vra dhe dhjetë të...

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit...