7.5 C
Tirana

Shkon në mbi 100 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në mbarë botën

Më datë:

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 100 mijë.

Gjithsej 100.260 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.657.624, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 18.849 viktima, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 17.919 viktima, Spanja me 15.970, Franca me 12.210, Britania me 8.958 dhe Irani me 4.232 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.336 të vdekur.

Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Belgjika me 3.019, Gjermania me 2.607, Holanda me 2.511 dhe Zvicra me 1.001 të vdekur.

Vendet e lartëpërmendura janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 1 mijë me të vdekur si pasojë e pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...