10.5 C
Tirana

Shkodër/ Bie lehtë sipërfaqa e përmbytur, prezencë uji në 15 banesa

Më datë:

Bie lehtë sipërfaqa e përmbytur në Shkodër si pasojë e përmirësimit të motit në ditët e fundit.

Bëhet me dije se nën ujë janë ende 1320 hektarë tokë, ndërsa ujësjellësi Obilika 1 është ende jastë funksionit.

Mësohet se po ashtu ka ende prezencë uji në 15 banesa në fshatin Obotit.

Njoftimi:

Situata në Bashkine Shkoder, në orën 08.00 te dates 25.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 6.15 ka rritje me 5 cm me orën 08.00 të datës 24.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.55 m e pa ndryshuar me oren 08.00 te dates 24.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1320 Ha, ka rënie me 80 Ha me orën 08.00 te dates 24.01.2023.

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 08.00 e dates 24.01.2023.

Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot

Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmerise së lartë së bashku me 4 forca te ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore .

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshem të situatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dërgohet për gjykim një shtetase në Fier, mashtronte duke u hequr si avokate

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier përfundoi...

Bashkia e Tiranës ndihmë ekonomike për mbi 500 familje, mbështetje edhe për strehim

Këshilli bashkiak i Tiranës në mbledhjen e parë për...

Projektligji për armët, Vengu: Kontroll i unifikuar, gjurmueshmëri dhe licencim elektronik

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantoi sot në Komisionin...

Spiropali takim me Fidan: Bashkëpunim për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...