Shkencëtarët e University of California: Koronavirusi nuk përhapet mes gjurmëve të lëna në sipërfaqe të ndryshme

Më datë:

Në një studim të publikuar nga University of California, Covid-19  nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve. Sipas tyre sasia e gjendur në dorezat apo çelësat nuk është e mjaftueshme për të infektuar një person, theksohet në të përditshmen britanike The Sun.

Në fazat e fara të përhapjes së pandemisë, shkencëtarët deklaruan se prekja e sipërfaqeve dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve, shtonte  shanset e infektimit nga virusi, por tanimë ekspertët e University of California pretendojnë se prekja e sipërfaqeve nuk është aq e fuqishme sa të infektojë njerëzit.

Njëra nga mjeket dhe pjesë e studimit Monica Gandhi, tha se “Tani e dimë që përhapja e koronavirusit nuk shkaktohet nga prekja e sipërfaqeve dhe më pas nga prekja e fytyrës. Infektimi vjen duke ndenjur në praninë e dikujt pështyma e të cilit mund të ketë virus “.

Sipas ekspertëve tanimë më shumë sesa përdorimi i dezinfektantëve, ajo që të shpëton nga infektimi është përdorimi i maskës. 

Studimi i botuar në Lancet kishte sugjeruar më parë se grimcat e virusit të mbetura në sipërfaqe mbartin një rrezik të vogël të infeksionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

TIF32, një platformë ndërkombëtare që ndërthur vizionin ekonomik, investimet dhe sipërmarrjen

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës çeli siparin e edicionit të...

UEFA Women’s Nations League 2027, Shqipëria në grupin B1 me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin...

Krimi që tronditi Italinë, djali shqiptar dyshohet se vrau me thikë nënën e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Grabitja e bankës në Tiranë, ja sa para mori autori që u arratis me monopatinë

Vetëm 3 minuta iu deshën autorit të maskuar dhe...