20.5 C
Tirana

Shkelje e barazisë në tendera, SPAK ngre akuzë për kreun e ARRSH dhe 4 të tjerë

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur sot se ka ngritur akuza në ngarkim të disa personave të tjerë për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike sa i takon ndërtimit të tunelit të Llogorasë.

Kështu, SPAK ka ngritur akuza ndaj personave: Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të SPAK, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22 qershor 2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë  e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë  e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Po ashtu, SPAK sqaroi se në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale:

Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në...

AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në...

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...

Balluku: Humbjet në sistemin energjetik në nivelin 17%, nga 45% në vitin 2013

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...