Shkatërrohet grupi shqiptaro-nigerian, 55 të arrestuar, mes tyre 27 shqiptarë

Më datë:

Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar është bërë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike shqiptaro-nigerian.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 55 personave, 52 burra dhe 3 gra, mes të cilëve 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian. 6 prej anëtarëve janë prangosur në Vlorë.

Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia , Modena , Macerata , Genova, Parma në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane grupi trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.

Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.

Droga e llojit marijuana nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë.

Grupi kriminal shqiptar e bënte të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane të pranishëm në Itali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias sot në Tiranë

Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias vjen sot, 25...

Aplikimet për 2026 hapen zyrtarisht, masat e reja të mbështetjes për bujqësinë

Kjo e hënë, 25 maj, shënon çeljen e aplikimeve...

Zjarr në një kompleks pallatesh në Tiranë, vetëm dëme materiale

Një zjarr ra në një kompleks banimi në zonën...

Malaj: Rritje 11,7% e të ardhurave për periudhën janar-prill 2026

Ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur se,...