Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë rumune, kryeministri: Nuk menaxhoi pandeminë

Më datë:

Shkarkohet nga detyra ministri i Shëndetësisë në Rumani, Vlad Voiculescu. Vendimi është marrë nga kryeministri i Rumanisë, Florin Citu.

Ky i fundit tha në një deklaratë mëngjesin e së mërkurës se kishte shkarkuar nga puna ministrin e Shëndetësisë për shkak se nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e pandemisë.

Vendimi i Kryeministrit erdhi menjëherë pasi ministria e Shëndetësisë publikoi në Fletoren Zyrtare një dekret që lehtëson kriteret për zbatimin e karantinës në zonat ku shkalla e infeksionit me koronavirus është e lartë.

Sipas mediave lokale, kryeministri nuk ishte në dijeni të një dekreti të tillë dhe nuk e miratoi atë.

Mediat e huaja raportojnë se zv/kryeministri Dan Barna është emëruar ministër i përkohshëm i shëndetësisë.

Rumania është një ndër vendet më të prekura nga Covid, ku deri më tani janë regjistruar 1,016,449 raste dhe 25,605 viktima.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...