“Shkalla e Meritës”, Rama zbulon ndryshimet e reja në administratën publike

Më datë:

Kryeministri i vendit, Edi Rama me ministren për Administratën Publike Adea Pirdeni po prezantojnë një plan të ri transformimi dhe vlerësimi mbi shkallën e meritës së administratës në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.

Gjatë prezantimit, Rama theksoi se reforma synon të krijojë një administratë ku punonjësit më të aftë dhe më të përgatitur të kenë mundësi të përparojnë në hierarkinë shtetërore mbi bazën e meritave dhe përkushtimit.

“Njerëzit më të aftë, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më të dëshiruar për t’i shërbyer vendit, nga fronti administrativ, nga ana e shtetit, duhet jo vetëm të hyjnë dhe të ecin përpara kur hyjnë në shkallët e hierarkisë administrative. Prandaj e kemi quajtur shkalla e meritës“, tha ai.

Më tej, Rama u ndal edhe te krijimi i Ministrisë së Administratës Publike, duke theksuar se reforma nuk lidhet vetëm me organizimin e institucioneve, por edhe me menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve.

Sipas tij, një nga objektivat kryesorë është garantimi i një administrate që u përgjigjet kërkesave dhe ankesave të qytetarëve, duke shmangur zvarritjet dhe pengesat burokratike.

“Pjesë e kësaj reforme është edhe ajo që kam shpallur me krijimin e Ministrisë së Administratës Publike. Kjo ministri i kushtohet administratës dhe mirëqeverisjes. Ajo përfshin organizimin e institucioneve, trajtimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve që kanë të drejtë të kërkojnë dhe të ankohen, të kërkojnë t’u zgjidhet halli dhe, mbi të gjitha, që halli i tyre të mos humbasë në oqeanin e burokracisë“, tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një infrastrukturë digjitale, e cila na rendit në listën e vendeve më të përparuara të vendeve sa i takon qeverisjes përmes teknologjisë.

“Kemi hequr sportelet e tmerrshme. Është mirë që t’ia kujtojmë vetes se nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Kemi investuar shumë në teknologji, na ka bërë shembull në rajon dhe ka marrë vëmendje edhe përtej rajonit. Kemi ndërtuar një infrastrukturë digjitale, e cila na ka vendosur, sipas Bankës Botërore, në grupin më të përparuar të vendeve për qeverisjen përmes teknologjisë.“, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para Kryeministrisë, ku...

Haxhiu kërkon hartimin e strategjisë për krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar...

Fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë ajrore në Florida: “Po biem në tokë”

Një thirrje dëshpëruese për ndihmë dhe fjalët se nuk...

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re territoriale, votohet në 46 bashki

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar reformën e...