Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas AMP-së arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël-Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasja N. Ç.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.


