10.5 C
Tirana

‘Shitësit e drogës kanë leje’, Rudina Hajdari: Më lehtë të shesësh kokainë në Shqipëri se sa gjizë!

Më datë:

E ashpër ka qenë sot në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se më lehtë shitet kokaina sot në vendin tonë se sa gjiza.

Hajdari solli shembullin e tregtarëve në Elbasan, të cilët sipas saj gjobiten padrejtësisht nga policia.

“Para disa ditësh isha në Elbasan, dhe është për të vënë kujën se si ndërtesa ku shitej bulmeti, ishte thënë se do mbyllej për një muaj për arsye rikonstruksioni dhe sot do bëhen 5 vjet që ajo markatë është e mbyllur.

E kuptoni çfarë bëhet?! Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, heroinë e kokainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë.

E kupton çfarë bëhet?! Shitësit e kokainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se policia po vjen po gjobit”, tha Hajdari.

Mes të tjerash Hajdari lëshoi akuza në drejtim të PS-së, PD-së dhe LSI-së.

“Bërtisni dhe ulërini, digjni edhe vendin, vetëm për pazaret tuaja. Në momentin që merrni pjesën tuaj heshtni”, u shpreh ndër të tjera Hajdari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...