Shiste kokainë në lokalin me qira, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Më datë:

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Maliqit, pasi dyshohet se shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira.

Operacioni i koduar “Drithas” u finalizua pas disa javësh hetime me metoda speciale nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Korçë.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në banesën e tij, policia sekuestroi sasi të dyshuara kokaine, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje, si dhe një peshore elektronike dhe një celular.

Njoftimi:

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Sekuestrohen sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për disa javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Drithas, finalizuan operacionin e koduar “Drithas”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Në kërkim për vrasje me paramendim, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar i dënuar me 12 vite burg...

Zjarri përfshiu zonën pas djegies së mbeturinave, pranga 31-vjeçarit në Fier

31-vjeçari, Anesti Tahiraj, është arrestuar në fshatin Kreshpan të...

Samiti për turizmin në Bruksel, Rama pjesë e takimit të Euro News

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin...

Biskota me limon, pa miell dhe gjalpë për 10 minuta

Përbërësit 30 g të bardha veze 80 g miell bajamesh, shumë...