13.5 C
Tirana

Shisnin armë zjarri në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar E.k., dhe 18-vjeçarin F.K., gjithashtu kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, përkatësisht F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç. 

Këta katër personat dyshohet se kishin ngritur një grup ku shisnin armë zjarri në mënyrë të paligjshme në Tiranë, Thumanë dhe Fushë Krujë.

Bëhet me dije se prej 3 muajsh Sektori i Hetimit të Trafiqeve kishte nisur hetimet për trafikun e armëve. Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale është blerje e simuluar.

Një kallashnikov, sipas burimeve, kushtonte nga 1 mijë deri në 1500 Euro, ndërsa pistoletat nga 1500 deri në 2 mijë Euro.

Armët e zjarrit që do shiteshin rezultojnë të jenë të vjetra, ndërsa do të dërgohen për ekzaminim nëse janë përdorur për ngjarje të tjera kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Heliks” janë sekuestruar 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani

Presidenti Bajram Begaj u nis sot për një vizitë...

SHBA – Tre të vrarë pas sulmit ushtarak ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

 Ushtria amerikane njoftoi se ka sulmuar një anije që...

18 Protestues të arrestuar, Policia: Hodhën molotovë, mes tyre 3 të mitur

Strukturat e Policia e Shtetit kanë arrestuar 18 shtetas...

Idrizi garon për Liberal-Demokratët në Mbretërinë e Bashkuar, Balla: Komuniteti shqiptar ta mbështesë me votë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...