12.5 C
Tirana

Shihni si 40 vjeçari i vë tritolin lokalit në Fushë Krujë…nuk harron të ‘përshëndesë’

Më datë:

Policia ka bërë publike pamjet e kapura teksa 40 vjeçari i shpallur në kërkim, i vë tritolin një lokali në Fushë Krujë.

Siç mund ta shihni, ai afrohet me hapa jo shumë të shpejtë.

Me fytyrën e mbuluar e kostum sportiv veshur, nuk heziton ‘të përshëndesë’ me dorë nga kamerat. Pasi kryen “misionin”, ikën krejtësisht i pashqetësuar…

Mësohet se ai ka bashkëpunuar me një person tjetër për vendosjen e lëndës plasëse.

Ky i fundit është arrestuar nga policia.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1719209232140180

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i  shtetasit M. Z.  Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia për ngjarjen.

Kujtojmë se rasti u raportua më 31 Janar, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtuar plotësisht fasada e jashtme e lokalit në pronësi të Bledar Talit. Pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet pse mund të ketë ndodhur ngjarja.

Ndërkohë hetuesit po vijojnë hetimin në disa pista. Ndër to konfliktet e mundshme jashtë shtetit ku ka jetuar dhe punuar vitet e fundit pronari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...