20.5 C
Tirana

“Shihemi në 14 maj’/ Rama largohet nga Kuvendi pa iu përgjigjur pyetjeve për ‘McGonigal’

Më datë:

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar që seanca në Kuvend për ‘McGonigal’ ku kryeministri do të japitë shpjegime ky i fundit ka lënë përgjysmë mocionin.

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi pas sulmeve ndaj opozitës dhe gjuhës së ashpër, ndërsa për çështjen ‘McGonigal’ tha se vetë ai nuk është në hetim nga SHBA por vetëm zyrtari i FBI.

‘Unë ju hap rrugë përfundimisht. Sot dua ta them që ndihem fajtor, madje shumë fajtor që nuk kam bërë dot atë që duhet kundër mjerimit të thelle politikes në këtë arenën tonë, ku gëlon, shejtan-budallallëku, harbutllëku, gomarllëku, pisllëku.

Ku fukarallëku iu vlerave, i aspiratave dhe qëllimeve që ulet ne mexhlisin e jetës publike shqiptare, foltore më foltore dhe kanal me kanal, e ka molepsur shoqërinë, duke ushqyer nihilizmin, egoizmin dhe indiferentizmin të më shumë individëve’, ishin disa nga fjalët që Rama iu drejtua opozitës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në...

AMP arreston për korrupsion efektivin e policisë në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në...

Përvetësoi 20 milionë lekë nëpërmjet mashtrimit, “arrest shtëpie” për avokatin në Vlorë

Një avokat pranë Dhomës së Avokatisë është vënë në...