20.5 C
Tirana

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi, ndërron jetë e moshuara në Durrës

Më datë:

DURRËS – Ka ndërruar jetë në reanimacion në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi duke shënuar viktimën e parë në Shqipëri nga COVID-19.

Gjendja e saj shëndetësorë u përkeqësua prej mbrëmjes së djeshme, aq sa e moshuara nuk mundi të përballojë as transportimin me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.  Report Tv transmetoi pamjet ekskluzive teksa mjekët me veshje mbrojtëse e futën gruan në ambulancë dhe vetëm pak minuta më pas e zbritën duke e rikthyer sërish në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Gruaja e moshuar 73-vjeçare, mbrëmjen e djeshme u dërgua nga infektivi i Durrësit në reanimacion pasi e kishte pasur tension të lartë 140/70. Gruaja ishte sëmurë kronike prej disa vitesh nën survejimin e mjekëve.

Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që u kujdesën për zonjën në fjalë, iu nënshtrua testit për koronavirusin, dhe tamponët u dërguan në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë vendosur në vetëkarantinë.

Sakaq, në spitalin Infektiv të Tiranës në QSUT ndodhen babë e bir, dy të infektuarit e parë, 28 dhe 54 vjeç, dhe një 31 vjeçar që nuk kishte pasur kontakt me ta por që ishte kthyer pak ditë më parë nga Milano pas një vizite 1 ditore.  Dy raste të reja u identifikuan gjatë 24 orëve me koronavirus, një person që ka pasur kontakt me pacientin zero dhe një 78-vjeçar nga Lushnja, të cilët ndodhen në vetëkarantinë nën mbikëqyrjen mjekësore. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, thanë autoritetet shëndetësore.

Ndërkaq, edhe 8 të të infektuarit e tjerë, familjarë të babë e bir të cilët ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...