Shembja e pallatit në Himarë, në hetim 4 policë/ Dyshohet se lejuan ndërtimin pa leje

Më datë:

Pas shembjes nga IKMT të një objekti 5-katësh të ndërtuar pa leje në Himarë dhe arrestimit në flagrancë të poseduesit të ndërtesës nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të policisë të përfshirë në këtë rast.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se në ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë.  Konkretisht, katër punonjës të Policisë së Shtetit po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Bëhet fjalë për Emiljano Prengën, me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, i cili më parë ka mbajtur të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Himarë, dhe Klodian Petanin, Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, më parë në të njëjtën detyrë në Himarë. Të dy janë ndaluar dhe të arrestuar.

Në procedim janë përfshirë edhe Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, si dhe Redin Çaushaj, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë. Të dy ishin shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë. Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve, nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për këta dy punonjës janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP bën me dije se vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...