8.5 C
Tirana

Shehi: Po negociojmë me Alibeajn e Bashën për listë të përbashkët, larg Berishës e Metës

Më datë:

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në koalicion të gjerë me një listë të përbashkët, larg partive Berishës dhe Metës.

Gjatë një deklarate për mediat, Shehi tha se lista do të jetë e përbashkët dhe e hapur dhe theksoi se është një shans i madh që ka opozita alternativë.

“Hajde ta bëjmë bashkë, kjo është fija e përbashkët, lista është e përbashkët, lista është e hapur. Është një shans i madh që ka opozita alternativë. Nëse nuk kanë ide të tjera bëjnë mirë të shkojnë të grupi Berisha-Meta, se sa të bëhet rrëmujë këtu nëpër popull me 700 lista që mos të marrë vesh i pari të fundit”, tha Shehi.

Shehi zbuloi se brenda janarit do të finalizojë marrëveshjen me disa aleatë opozitarë, duke bërë bashkë, edhe Lulzim Bashën me Enkelejd Alibeajn.

“Tani po negociojmë me gjithë grupet që jemi brenda parlamentit dhe pothuajse kemi rënë dakord, me Alibeajn, grupi i Bashës të tjerë që janë brenda parlamentit. Po e mbyllim këtë punë. Kur të nënshkruhet marrëveshja që besoj se do të jetë brenda këtij muaji atëherë do ta bëjmë zyrtare”, tha Shehi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...