Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, ka deklaruar se masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) mund të hiqen ngadalë nëse janë vendosur masat e duhura të shëndetit publik, përfshirë kapacitetin e rëndësishëm për gjurmimin e kontaktit.
“Përderisa COVID-19 përhapet shumë shpejt, ai ngadalësohet shumë më ngadalë”, tha Adhanom në një telekonferencë për media në Gjenevë.
SHBA dhe disa vende në Evropë kanë filluar ta konsiderojnë lehtësimin e disa kushteve të bllokimit rreth koronavirusit, ndërkohë OBSH ka theksuar se është mirë që ata t’i planifikojnë lehtësimet me kujdes.
“Kjo do të thotë se masat e kontrollit duhet të hiqen ngadalë dhe me kujdes. Nuk mund të ndodhë heqja e të gjithave menjëherë”, tha Adhanom.
Ai përsëriti se kufizimet fizike të distancës janë vetëm pjesë e ekuacionit dhe se shumë masa të tjera thelbësore të shëndetit publik janë të nevojshme.
“Çdo qeveri duhet të vlerësojë situatën e tyre, duke mbrojtur të gjithë qytetarë dhe në veçanti ata më të prekurit”, tha Adhanom.


