Shefi i AKI-së pranon të largohet nga detyra

Më datë:

Kreshnik Gashi ka pranuar të largohet nga detyra e shefit të AKI-së.

Kreshnik Gashi ka pranuar që të largohet nga pozita e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).Largimi i tij nga AKI-ja, ka ardhur pas kërkesës së kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes.

Në kërkesën e Hotit nuk është dhënë asnjë arsye pse ai duhet ta lirojë këtë pozitë, mirëpo tashmë Gashi i është bindur kësaj kërkese.Se Gashi e ka pranuar kërkesën për lirimin nga detyra, është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Qeveria e Kosovës.“Ai është shkarkuar nga detyra para disa ditësh nga ana e kryeministrit”, ka thënë për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.Theksojmë se, sipas ligjit në fuqi, emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të AKI-së, bëhet në koordinim mes presidentit dhe kryeministrit.Rreth lirimit të detyrës së Gashit, as Hoti e as Osmani nuk kishin treguar arsyet, por që si rrallëherë Hoti e Osmani ishin pajtuar për shkarkimin e tij.

E gjitha çfarë dihet deri më tani në lidhje me kërkesën e Hotit dhe Osmanit që Gashi ta lirojë postin e të parit të Inteligjencës, është se shkarkimi i Gashit bazohet në ligjin për AKI-në, sipas të cilit rregullohen aktivitetet, të cilat nuk i lejohen agjencisë.Kreshnik Gashi ishte emëruar në krye të inteligjencës kosovare në nëntor të vitit 2019, nga kryemin

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekipi i ri i Demo-s për pushtetin vendor, prioritet shërbimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot...

Policia ndërhyn te Kuvendi, protestuesit largohen nga hyrja

Forcat e policisë kanë ndërhyrë pranë ambienteve të Kryesisë...

Profili i kreut të ri të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë...

GJKKO jep 110 vite burg për grupin e mashtruesve

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më...