20.5 C
Tirana

SHBA – Zelensky drejt një vizite zyrtare në Shtëpinë e Bardhë

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të takohem me Presidentin Trump në Uashington këtë javë”, u shpreh Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev krah shefes së diplomacisë evropiane të BE-së Kaja Kallas.

“Duhet të diskutojmë një sërë masash që dua t’ia propozoj presidentit”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zelensky tha se shpresonte të takohej me Donald Trump të premten dhe se do të kishte edhe takime të tjera me zyrtarë amerikanë.

 “Tema kryesore do të jetë mbrojtja ajrore, por do të kem edhe takime me kompani në sektorin e energjisë”, vazhdoi ai.

Në ditët e fundit, Ukraina është shënjestruar nga valë të reja bombardimesh ruse të infrastrukturës së saj energjetike, të cilat kërcënojnë të privojnë shumë ukrainas nga drita dhe ngrohja ndërsa afrohet dimri.

Një delegacion zyrtarësh të lartë ukrainas, përfshirë kryeministren Ioulia Svyrydenko, kreun e administratës presidenciale Andriy Yermak dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare Rustem Umerov, janë tashmë rrugës për në Shtetet e Bashkuara, shkroi Zelensky në X.

 “Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump për dialogun tonë dhe mbështetjen e tij”, shtoi ai në mesazh.

Trump kërcënon Putinin

Udhëheqësi ukrainas foli dy herë brenda dy ditësh këtë fundjavë me Donald Trump në telefon.

Të hënën, gjatë konferencës së tij për shtyp me Kaja Kallas, Zelensky tha se diskutoi në detaje gjatë këtyre telefonatave me Donald Trump aftësitë e Ukrainës për sulme me rreze të gjatë veprimi.

Donald Trump nga ana tjetër u shpreh se mund ta kërcënonte Vladimir Putinin me dërgimin e raketave amerikane Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në Kiev nëse Rusia nuk pranonte t’i jepte fund luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...