“SHBA vlerëson përpjekjet e Kinës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”

Më datë:

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se vlerëson përpjekjet e qeverisë kineze për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (2019-nCoV) i cili është shfaqur fillimisht në qytetin Wuhan të Kinës.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter lidhur me koronavirusin që buron nga Kina, Trump tha se “Kina po tregon shumë përpjekje për të kufizuar koronavirusin. SHBA vlerëson përpjekjet dhe transparencën e Kinës. Këto përpjekje do të funksionojnë. Në emër të popullit amerikan i shpreh falënderimet e mia presidentit Xi Jinping”.

Lidhur me koronavirusin i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës më 12 dhjetor, në të gjithë botën janë përcaktuar 902 raste nga të cilat 887 në Kinë. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 41 persona ndërkohë që deri më tani në SHBA janë përcaktuar 2 raste.

Simptomat e para të NCoV shfaqen me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...