SHBA: Vendimi i Filipineve për paktin e sigurisë do të ketë implikime

Më datë:

Filipinet i kanë dhënë fund zyrtarisht marrëveshjes së sigurisë e cila lejonte hyrjen e lirë të avionëve dhe anijeve ushtarake amerikane në vend, njoftuan sot mediat lokale,  (AA).

Salvador Panelo, zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, para gazetarëve tha se vendi i tij zyrtarisht informoi SHBA-të për përfundimin e Marrëveshjes së Forcave Vizituese (VFA) midis dy vendeve, raporton e përditshmja “Manila Times”.

Marrëveshja e ratifikuar në vitin 1999, përjashton personelin ushtarak amerikan nga proceduarat e pasaportave dhe vizave në rast të ardhjes së tyre për stërvitje të përbashkëta dhe trajnime të trupave në Filipine.

Vendimi për t’i dhënë fund marrëveshjes “është pasojë e një seri veprimesh legjislative dhe ekzekutive nga qeveria amerikane që kufizohen me sulmin e sovranitetit tonë dhe mosrespektimin e sistemit tonë gjyqësor”, tha të martën zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, Panelo.

Duke iu përgjigjur vendimit, ambasada e SHBA-së tha se: “Ky është një hap serioz me implikime të rëndësishme për aleancën SHBA-Filipine. Ne do të shqyrtojmë me kujdes hapat e mëtejshme për të çuar përpara interesat tona të përbashkëta”.

Panelo tha se presidenti filipinas, Rodrigo Duterte beson se vendi i tij “nuk mund të mbështetet përgjithmonë në vendet e tjera për mbrojtjen e shtetit dhe në vend të kësaj duhet të forcojë burimet e veta për mbrojtjen tonë”.

Përfundimi i marrëveshjes së mbrojtjes do të hynte në fuqi 180 ditë pas marrjes së njoftimit për përfundimin nga qeveria amerikane.

Aleanca SHBA-Filipine filloi përmes Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë në vitin 1951.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...