13.5 C
Tirana

SHBA – Tre të vrarë pas sulmit ushtarak ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Më datë:

 Ushtria amerikane njoftoi se ka sulmuar një anije që transportonte të ashtuquajtur narkoterroristë në oqeanin Paqësor lindor duke vrarë tre persona.

“Ekipe të zbulimit konfirmuan se mjeti lundrues po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte i përfshirë në operacione të trafikimit të narkotikëve”, shkroi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformën X.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vënë në shënjestër anijet në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor që nga shtatori duke thënë se operacionet synojnë frenimin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kritikët vënë në pikëpyetje nëse sulmet vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtare janë të lejueshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 130 persona janë vrarë deri tani në operacione të tilla

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...

Berisha fton qytetarët në protesta: Fuqizim dhe rrëzim i Ramës në fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve...

Autori kapet në Unazën e Madhe me drogë dhe armë, arrestohet nga policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e...