SHBA: Plani i paqes për Lindjen e Mesme i hapur ndaj “ndryshimeve”

Më datë:

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Kelly Craft, ka deklaruar se “plani i paqes” i presidentit Donald Trump është i hapur për “ndryshime dhe është një pikë fillimi” për bisedimet,  (AA).

Craft ka mbrojtur propozimin e SHBA-ve gjatë një fjalimi të mbajtur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua i ashtuquajturi “plani i paqes” të cilin e ka prezantuar Trump për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez.

Duke pretenduar se ky propozim është “një plan i shkëlqyer, realist dhe i zbatueshëm” për palestinezët, Craft tha se, “Ky plan nuk është ‘një plan që e thamë dhe do bëhet apo nëse të intereson‘. Gjithashtu ky plan nuk është i skalitur në gur. Përkundrazi është një propozim i hapur, një pikë fillimi për bisedimet dhe jo një vijë përfundimi”.

Ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon, ka theksuar se Palestina është insistuese lidhur ‘me një plan të vjetër që është i pasuksesshëm prej 70 vitesh‘ dhe se duhet t’i jepet një mundësi propozimit të Trumpit.

Më tej, Danon pretendoi se nuk do të mund të arrihet një përparim në çështjen e paqes përsa kohë që në detyrë është presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...