SHBA paralajmëron tërheqjen nga negociatat për Ukrainën

Më datë:

Uashingtoni do të tërhiqet nga ndërmjetësimi i bisedimeve të paqes me Rusinë dhe Ukrainën, nëse brenda pak ditëve nuk do të ketë përparime.

Deklaratën e bëri Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio në Paris, pas takimeve me Presidentin francez Emanuel Makron, përfaqësuesit britanikë dhe ata ukrainas, ku i informoi për ecurinë e bisedimeve me Rusinë.

“Përfaqësuesit ukrainas, pasi të kthehen në shtëpi dhe ta diskutojnë me presidentin e tyre qëndrimin që do të mbajnë. Shpresojmë të dëgjohemi me ta së shpejti“, tha Rubio.

Steve Witkoff, pjesëtari tjetër i delegacionit ndërmjetësues amerikan, i pranishëm në takimet e Parisit tha pak ditë më parë pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Shën Pjetërburg, se bisedimet e paqes vareshin nga 5 rajonet e aneksuara nga Rusia.

Ukraina ka vendosur si kusht tërheqjen prej andej të Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa Uashingtoni thotë se Kievi mund ta sakrifikojë këtë kusht.

Por Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në një konferencë për shtyp të enjten, akuzoi Steve Witkoff se po përhap narrativën ruse për krizën ukrainase.

Bisedimet e paqes, të nisura mes Moskës dhe Uashingtonit në Riad në Shkurt kanë ngecur, pasi palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, as të paktën për një armëpushim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...