SHBA, një vit burg për personin që kërcënoi me vdekje deputeten Omar

Më datë:

Personi që kërcënoi me vdekje deputeten e parë muslimane me mbulesë në Kongresin Amerikan, Ilhan Omar, është dënuar me një vit burg.

Patrick Carlineo, 56 vjeç, i cili jeton në Addison, New York, pranoi fajin në gjykimin kundër tij ku u akuzua për kërcënim me vdekje ndaj deputetes së Minnesota-s, Ilhan Omar duke telefonuar zyrën e saj në Washington DC vitin e kaluar.

Në gjykimin ku ndaj Carlineo-s është kërkuar dënimi me të paktën 10 vite burg, thuhet se ndaj tij është marrë vendimi me një vit burgim pas letrës që Omar i ka dërguar gjyqtarit federal duke rekomanduar mëshirë për të dyshuarin.

Në letrën e saj Omar tha se retorikat e dhunës dhe urrejtjes politike nuk janë specifikisht vetëm për Carlineo-n. “Këto retorika sa vijnë e shtohen në sferën publike. Ne nuk do t‘i mposhtim këto me zemërim dhe përjashtim, por me mëshirë”, tha ajo.

– “Njëri duhet t‘i shkrepë plumbin në kokë asaj”

Në marsin e vitit të kaluar, Carlineo telefonoi zyrën e deputetes Omar në Washington dhe ndaj punonjësve u kërcënua me fjalët: “Punoni për Vëllazërinë Muslimane (Ihvan) ? Përse punoni për atë (Omar), ajo është një terroriste. Njëri duhet t‘i shkrepë plumbin në kokë asaj”.

Carlineo u arrestua nga Byroja Fderale e Hetimit (FBI) pasi punonjësit e zyrës kontaktuan policinë e Kongresit. Kur u mor për herë të parë në pyetje, Carlineo tha: “Unë jam një atdhetar që e do presidentin Donald Trump dhe urrej muslimanët radikalë në qeverinë tonë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Carlineo-s u konfiskuan armë dhe municione të ndryshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...