SHBA – Një tërmet dhe një stuhi godasin Kaliforninë

Më datë:

Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë Rihter goditi Kaliforninë Jugore, ndërkohë që atë e ka përfshirë edhe stuhia ”Hilary”.

”Hilary” tronditi Kaliforninë me shira dhe përmbytje katastrofike.

Stuhia ka shkaktuar deri tani anulimin e më shumë se një të tretës së fluturimeve në aeroportin e San Diegos.

Guvernatori Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosjen e mijëra personave për të ndihmuar në një shtet që është mësuar me thatësira, zjarre dhe tërmete, por jo me shira të rrëmbyeshëm.

Alarmi është veçanërisht i lartë pas katastrofës në Maui, ku sistemet e paralajmërimit dhe ndihmës dështuan, duke rezultuar në më shumë se 114 të vdekur dhe 1 000 të zhdukur.

Joe Biden pritet edhe në Hauai së shpejti.

Është një vizitë e vështirë për Biden, e cila vjen pasi presioni nga aktivistët në Shtëpinë e Bardhë për të shpallur një emergjencë klimatike në mënyrë që ai të mund të veprojë fuqishëm dhe shpejt për të zbutur kërcënimet mjedisore po rritet.

Biden është vënë nën kritika si për reagimin e tij personal ndaj tragjedisë në Maui, ashtu edhe për atë që shumë e konsiderojnë përgjigjen zhgënjyese të qeverisë.

Zjarri shpërtheu ndërsa presidenti ishte me pushime dhe pas një komenti fillestar më 10 gusht, presidenti heshti në mënyrë të frikshme për pesë ditë.

Një heshtje befasuese duke pasur parasysh se Biden është i njohur për ndjeshmërinë dhe vëmendjen e tij, dhe gjithashtu është i vendosur të mos përsërisë gabimet e paraardhësve të tij përballë fatkeqësive (”Katrina” për George W. Bush, derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës për Barack Obamën dhe uragani në Porto Riko për Donald Trump).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...