12.5 C
Tirana

SHBA “ngrin” të gjitha programet e ndihmës së huaj, afat 85 ditë për…

Më datë:

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punës në pothuajse të gjitha programet ekzistuese të ndihmës së huaj në pritje të një rishikimi nëse ato janë në përputhje me politikat e Presidentit Donald Trump. Kjo masë sipas tij, është në sajë të përpjekjeve për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka pezulluar disa programe që lejojnë emigrantët të vendosen përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit, është kërkuar që të jepet një vendim përfundimtar lidhur me aplikimet për viza, derisa këto të fundit të shqyrtohen nga administrata Trump. Për këto shqyrtime ekziston një afat 85-ditor.

Kujtojmë se të Hënën e shkuar, Trump lëshoi një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë të pengojnë emigracionin e paligjshëm dhe të “dëbojnë” miliona emigrantëve pa dokumente. Këto masa kanë ngritur shqetësim te refugjatët, por edhe vendet aleate të SHBA-së. Këto vendime kanë prekur edhe mijëra shtetas afganë që kanë punuar së bashku me ushtrinë amerikane dhe kontraktorët në dy dekada të NATO-s në Afganistan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më...

Protestë në Shkup në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Sot në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...