13.5 C
Tirana

SHBA konfirmon urdhrin për mbylljen e konsullatës së Kinës

Më datë:

Zëdhënësja e Departamentit, Morgan Ortagus në një deklaratë tha se vendimi është marrë “me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale amerikane dhe informacionit privat të Amerikës”, raportoi CNBC.

Duke rikujtuar kërkesat e Konventës së Vjenës për diplomatët që ata “duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret e shtetit pritës” dhe “të kenë detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të atij shteti”, Ortagus nënvizoi se Washingtoni nuk do të tolerojë Pekinin.

“SHBA-të nuk do të tolerojnë shkeljet e Republikës Popullore të Kinës (RPK) të sovranitetit tonë dhe frikësimit të popullit tonë, ashtu si nuk kemi toleruar praktikat e padrejta të tregtisë së RPK-së, vjedhjen e vendeve amerikane të punës dhe sjelljet tjera të egra”, shtoi ajo .

Kina nuk humbi kohë për të sulmuar hapin e SHBA-ve.

Duke akuzuar SHBA-të për “provokim të njëanshëm politik”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se shtyrja e SHBA-ve për të mbyllur konsullatën e Houstonit është “shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe normave themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare”, raportoi e përditshmja kineze Global Times.

Duke i kërkuar Washingtonit “të korrigjojë menjëherë gabimet e tij”, Wenbin në një konferencë për media në Pekin tha se: “Përndryshe, Kina do të bëjë përgjigje të ligjshme dhe të nevojshme”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...