17.5 C
Tirana

SHBA, “Johnson&Johnson” 344 milionë dollarë gjobë për reklama mashtruese

Më datë:

Grupi farmaceutik “Johnson&Johnson” u dënua dje të paguajë 344 milionë dollarë për reklama mashtruese në tregtimin e disa implanteve speciale, të aplikuara te mijëra paciente në Kaliforni, shkruan ballkanweb.

Këto pajisje, të quajtura gjithashtu “rrjetë”, në formën e shiritave dhe përforcimeve të implantueshme nëpërmjet kirurgjisë, janë në qendër të një sërë procedurash ligjore në SHBA dhe vende të tjera të botës.

“Ndërlikimet mund të jenë aq serioze, sa të jetë e nevojshme të hiqet implanti, por, ndryshe nga implantet e tjera, heqja është e vështirë dhe mund të kërkojë disa operacione”, tha Eddie Sturgeon, gjykatës i kontesë së San Diegos, në gjykimin e tij.

“Johnson&Johnson” tha për gazetën “New York Times” se synon ta apelojë aktgjykimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...