Liderja e grupit që protestoi në shtetin e Karolinës Veriore në SHBA kundër ndalesës së lëvizjes dhe mbylljes së ekonomisë si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), është infektuar nga virusi.
Bëhet fjalë për aktivisten Audrey Whitlock, e cila ka protestuar duke thënë se karantina e detyrueshme shtëpiake shkel të drejtat kushtetuese, raportoi kanali lokal televiziv WNCN.
Televizioni amerikan në raportimin mbi rastin ka shpërndarë edhe një postim në Facebook nga Whitelock, një nga liderët e turmës që kanë protestuar kundër masave kufizuese në Karlolinën e Veriut, në të cilën ajo ka shkruar: “E vërteta është se shoqëria moderne nuk ka arritur t’i shkatërrojë viruset”.
Ndryshe, grupi “Veprimi Paqësor”, i cili numëron 70 mijë anëtarë, ku Audrey Whitelock është një nga kryesueset, organizoi protesta masive në fillim të prillit kundër masave kundër COVID-19.
Sipas të dhënave të Departamentit Shëndetësor të Karolinës së Veriut, në këtë shtet federal deri më 27 prill janë regjistruar 9.142 raste me koronavirus, ndërsa 306 persona kanë humbur jetën.
Guvernatori Roy Cooper ka shtyrë masën e qëndrimit në shtëpi deri më 8 maj, ndërsa siç thuhet, shkollat në këtë shtet do të jenë të mbyllura deri në gusht.


