SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Më datë:

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe për të shpërndarë propagandë terroriste.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë përdorte këto faqe për të postuar të dhëna të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, përfshirë Shqipërinë disa kohë më parë, dhe për të nxitur vrasjen e gazetarëve, disidentëve dhe personave izraelitë, shkruan CNN.

Një nga portalet kishte lidhje me “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i përshkroi lajmet e publikuara aty si propagandë iraniane.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi paralajmëroi: “Propaganda terroriste online mund të nxisë dhunë në botën reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, shtoi: “FBI do të ndjekë çdo aktor pas këtyre kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike dhe do të përdorë të gjithë fuqinë e ligjit amerikan kundër tyre.”

Sekuestrimi i faqeve vjen një javë pas dy sulmeve në qytete të ndryshme amerikane: një sulm në Universitetin Old Dominion në Norfolk, Virginia, dhe një tjetër në Temple Israel në Ëest Bloomfield Toënship, Michigan. Të dyja po hetohen si akte terroriste.

Departamenti i Drejtësisë tha se faqet e sekuestruara postonin foto, emra dhe informacione të ndjeshme për 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, së bashku me kërcënime dhe paralajmërime. Faqet ishin gjithashtu të përfshira në sulme të tjera kibernetike dhe thirrje për vrasje ndaj personave iranianë.

“Aktorët e këtyre faqeve drejtonin kërcënime online ndaj individëve që kritikuan publikisht qeverinë iraniane,” thuhet në deklaratën e Departamentit. Qëllimi i këtyre fushatave ishte të “pengonin raportimin e pavarur” dhe të krijonin frikë tek anëtarët e diasporës iraniane kritikë ndaj regjimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: E papranueshme që ndërtimit po i hidhet baltë, sektori po transformon Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit,...

Kosharja në kujtesë, Kurti: Mirënjohje për ata që luftuan për liri

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook, ka...

Arrestim në kryeqytet, i riu u kap me armë që do t’i shiste

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...

Lajm i mirë për drejtuesit, nafta shënon tjetër rënie

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...