14.5 C
Tirana

Shba, Facebook eliminon videot “deep fake”

Më datë:

Facebook ndalon “deep fake”, domethënë videot e krijuara me një teknikë që shfrytëzon inteligjencën artificial për të mbivendosur dy fytyra në një video, duke krijuar kështu një shkëmbim identiteti dhe duke lejuar, për shembull, që një politikani t’i vihen fjalë që nuk i ka thënë kurrë.

Kompania e Mark Zuckerberg, tashmë në fushë me projektin “Sfida e zbulimit të deep fake”, së bashku me të tjerë gjigantë, si Microsoft e Amazon, njoftoi se do të heqë nga platforma e tij përmbajtjet e manipuluara me qëllim gënjeshtrën, por duke ruajtur paroditë e satirat.

Ky njoftim vjen në një çast kur rrjeteve sociale u është kërkuar që të pastrojnë platformat e tyre nga lajmet e rreme dhe përmbajtjet e gënjeshtërta, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane në fund të vitit 2020.

Për të kuptuar nëse një video është e manipuluar, kompania do të mbështetet te 50 partnerët e saj botërorë, për një kontroll të fakteve në 40 gjuhë.

Muajin e kaluar, rrjeti social nisi një bashkëpunim me Reuters për të krijuar një kurs në internet, që i ndihmon gazetarët të njohin “deep fake” dhe të mos bien pre e gënjeshtrave.(Atsh)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...