14.5 C
Tirana

SHBA do t’i dhurojë Indonezisë 4 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më datë:

Në kuadër të Programit Global të Qasjes në Vaksinat kundër COVID-19 (COVAX) të formuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), SHBA-ja do t‘i dhurojë Indonezisë 4 milionë doza të vaksinës Moderna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Emily Horne në një deklaratë me shkrim, tha se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi zhvilluan sot një bisedë telefonike.

Horne vuri në dukje se në bisedë Sullivan ka theksuar mbështetjen për popullin e Indonezisë i cili po përjeton ditë të vështira për shkak të rasteve me COVID-19 që rriten. “Sullivan deklaroi se SHBA-ja do t‘i dhurojë Indonezisë 4 milionë doza të vaksinës Moderna dhe se këto doza do t’i dërgojnë nëpërmjet COVAX në kohën më të shkurtër”, shtoi Horne.

Sullivan dhe Marsudi biseduan për planet e SHBA-së për t‘i dhënë më shumë mbështetje Indonezisë në luftën kundër COVID-19, informoi Horne. Ajo tha se administrata e SHBA-së ka potencuar rëndësinë që i kushton zhvillimit të marrëdhënieve me Azinë Juglindore dhe Indonezinë edhe pas periudhës së COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohen rreth 300 kg eksploziv në një furgon në doganën e Vërmicës në Kosovë

Autoritetet doganore në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë kanë ndaluar tĽ...

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri....

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Azinë Juglindore

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut...

Grabiten lokali në Durrës, arrestohen dy të rinjtë, një i tretë në kërkim

Policia e Durrësit ka njoftuar këtë të hënë, më...