14.5 C
Tirana

SHBA, Demokratët propozojnë ligjin për vlerësimin e aftësive të presidentëve

Më datë:

Kreu i Demokratëve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi propozoi sot krijimin e një komisioni për të vlerësuar aftësinë e presidentëve amerikanë për të qeverisur.

“Ky propozim nuk ka të bëjë me presidentin Trump. Ai do t’i nënshtrohet gjykimit të votuesve”, tha Pelosi, 25 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

“Por ai na tregoi se është e nevojshme të krijohet një proces për presidentët e ardhshëm”, shtoi ajo.

Pelosi e prezantoi në konferencë shtypi projektligjin për krijimin e një komision që mund të hetojë kushtet fizike dhe mendore të presidentëve të SHBA-së.

Ky komision bie brenda kornizës së amendamentit të 25-të të Kushtetutës Amerikane, sipas të cilit presidenti ia kalon pushtetin zëvendësit të tij, nëse nuk është më në gjendje të qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...