Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 16.686, pasi një numër rekord prej 1.878 personash kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 466.299, me 33.861 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.
SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 157.022 të infektuar dhe Italia me 143.626.
SHBA ka raste më shumë sesa tri vendet që radhiten pas saj së bashku, që janë Spanja dhe Italia dhe Franca me 118.790 raste.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.
Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut u rrit nga 151.079 në 161.807.
Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 51.027 raste.
Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 7.067 të vdekur nga COVID-19.
Deri më tani, në mbarë SHBA-në janë shëruar mbi 26 mijë njerëz.


