Serbia vë kusht asociacionin për Komunat Serbe, Kosova nuk do t’i japë kompetenca ekzekutive

Më datë:

Takimi i zhvilluar ditën e djeshme në Bruksel mes Kryeministrit Kosovar Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, sipas të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shfaqur një progres të madh në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur.

Megjithatë ka ende shumë pika për të cilat palët e kanë të vështirë të arrijnë në një pikë të përbashkët, siç është ajo e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Por kur u arrit ajo marrëveshja dhe përse palët e kanë të vështirë të bien dakord në lidhje me të?

Marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe, u nënshkrua në Prill të vitit 2013dhe do të themelohej mbi po të njëjtat baza si Asociacioni i komunave të Kosovës.

Më 2015, palët arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij Asociacioni, marrëveshje e cila ende nuk është realizuar ende. 

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila në Dhjetor të po atij viti deklaroi se ajo nuk është në përputhje me kushtetutën e vendit. Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni e komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte planifikuar me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013),kurse Marrëveshja mbi parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Në fakt, është e diskutueshme që Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumica. Serbia në të kaluarën “ka kërcënuar” se nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, nëse Kosova nuk nis punën në themelimin e Asociacionit. Por, Prishtina zyrtare thotë se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të krijojë një pushtet të tretë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...